Si të pastrohet Kosova nga librat e autorëve terrorist?

Autor: Zuhdi Hajzeri 


Kjo thirrje dhe ky titull i këtij shkrimi rrjedh si rezultat i shkrimeve te me hershme, dhe si duket, apo sa ka informata, ata që kanë mizën pas veshit kanë filluar te ndjehen jo mire, apo ndoshta kanë dëgjuar ndonjë lëvizje nga ata qe janë përgjegjës, dhe tani tentojnë te lëvizin çdo gur apo te përdorin e keqpërdorin pozita qe te shpëtojnë ndoshta. Tani kanë filluar te lëvizin, edhe duke tentuar qe Vehabizmi te “Institucionalizohet” ( ne vazhdim te shkrimeve tjera do flasim për përpjekjet e “Institucionalizimit te vehabizmit”).


Kjo thirrje dhe ky titull vjen duke pas parasysh edhe shembujt dhe veprimet e vendeve te ndryshme te botes ne lidhje me librat, autoret dhe përkthyesit e librave me autor terrorist dhe me ideologji te kundërt me ideologjinë e institucionit fetar, ne rastin tone ne kundërshtim me ideologjinë e Bashkësisë Islame te Kosovës.

Jemi dëshmitar se ideologjia te cilën e ndjek institucioni fetar BIK asnjëherë nuk ka shkaktuar përçarje, ndarje apo trazira e mospajtime, por vetëm dashamirësi tolerance dhe pranim te tjetrit, prandaj është e nevojshme qe tri institucione se paku (BIK, Prokuroria dhe Policia) te angazhohen ne çështjen e pastrimit te terrenit nga librat dhe autoret e përkthyesit te librave te autorëve terrorist, ne mënyrë qe de radikalizmi te behet me i lehtë por edhe kjo është një nga kushtet qe ne te ardhmen ti ndërpritet rruga radikalizmit përmes librave me ideologji ne kundërshtim me ideologjinë e BIK.

Me poshtë po sjell raste te ndryshme nga shtete te ndryshme nga intelektual fetar dhe njerëz me pozita te rëndësishme ne institucione fetare dhe shtetërore, nga te cilat duket qarte se edhe ne Kosove ka nevojë per themelimin e një grupi punues ne hetimin dhe analizimin e librave me autor terrorist, dhe atyre qe i përkthejnë dhe ua servojne popullit kësi lloj librash me ideologji te kundërt me Bashkësinë Islame, si rasti i librit “70 çështje rreth Agjërimit dhe rregullat e Agjërimit” me autor “Muhamed Salih El Munxhid” (përkthyes Kryeimami i Pajës), apo te tilla si libri “Tri parimet dhe argumentet e tyre” me Autor Muhamed Bin Abdulvehabin i cili llogaritet si “baba” i Vehabizmit e ne ideologjinë e te cilit janë ndërtuar thuajse te gjitha organizata me te tmerrshme terroriste, apo libri “Zbulimi i Dyshimeve ne Teuhid”.

Dr. Amr Al Wardani, drejtor i Departamentit të Trajnimit nga Myftinia e Egjiptit thotë: “Kurset e ndryshme janë programe strategjike për të përballuar dhe analizuar mendimet ekstremiste… çështja e ekstremizmit duhet të trajtohet vazhdimisht, dhe masa e suksesit kundër ekstremizmit matet duke mbajtur ekstremizmin në nivelet më të ulëta në të gjithë botën”.

Nuk mjafton qe vetëm të ripërtërihet diskursi fetar për t’u ballafaquar me ekstremizmin te mbështjellë me fe, por nevojitet edhe një sërë masash dhe iniciativash që përfshijnë ata që janë përgjegjës për edukimin dhe rininë. Kjo duhet te shoqërohet me mekanizma që merren pozitivisht me nevojat e të rinjve dhe ofrojnë mënyra të reja për mbrojtje nga ideologjitë qe dërgojnë ne terrorizëm. Paketa trajtimesh të ofruara nga një grup studiuesish dhe ekspertësh fetarë, si dhe përgjigje ndaj deklaratave themelore të ekstremizmit të dhunshëm.

Është gjithashtu e rëndësishme që edukimi fetar dhe rezultatet e tij te ndërlidhen edhe me pritjet e shtetit dhe shoqërisë nga të diplomuarit e këtij drejtimi, i diplomuari duhet të kualifikohet për të punuar në këtë shoqëri, në mënyrë që të kontribuojë në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë, jo si faktor pengimi ose sabotimi përmes fjalimeve të nxitjes, dhe urrejtja te përhapet përmes mjeteve të ndryshme dhe platformave edukative, fetare dhe mediale apo librave me autor terrorist. Në këtë kontekst, gjejmë se udhëheqja e Emirateve të Bashkuara Arabe paraqiti një shembull të qartë kur Shteti paraqiti një ligj që dënon fjalimet urrejtëse dhe nxitëse dhe përcakton dënime penale për parandalimin, kjo është një metodë e nevojshme për t’u ndjekur nga të gjitha shtetet.

Dr. Shadi Abdul Wahab, kreu i njësisë së studimeve të sigurisë në Qendrën për Ardhmërinë e Kërkimeve dhe Studimeve të Avancuara në Abu Dhabi, tha se ka shumë mënyra përmes te cilave mund te iu kundërvihemi këtyre ideve ekstremiste, mund të adresohen duke përfshirë edukimin e saktë fetar, duke edukuar të rinjtë për të njohur faktin se ekziston një dallim i madh midis teksteve të Kuranit dhe interpretimit njerëzor të fjalëve të Perëndisë, ndërsa Fjala e Perëndisë nuk është me të meta, interpretimi i fjalëve të Perëndisë mund të jetë i vërtetë apo i rremë, vetëdijesimi se disa thirrës po shtrembërojnë interpretimin e ajeteve të Perëndisë, për të arritur qëllime ne kundërshtim me Islamin, dhe vetëm për qëllim të shkaktojnë prishje e trazira ne tokë ne emër te Fesë.

Dr. Mohammed Matar Al Kaabi, Kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame dhe Awkaf, thekson se institucioni fetar ka një rol të rëndësishëm për të përballuar ekstremizmin dhe dhunën me motive fetare.

Misioni duhet te fokusohet në zhvillimin e ndërgjegjësimit fetar dhe kulturës islame dhe duke futur vlerat e moderimit dhe tolerancës në shoqëri. Për këtë duhet koncentruar ne tri pika kryesore: Së pari, fortifikimi i kështjellës tone kombëtare: xhamitë, mediat, qendrat arsimore dhe institucionet arsimore, kundër mendimit jonormal dhe ekstremist, së dyti te krijojmë një kulturë të vetëkritikës për planet dhe mjetet tona për të stimuluar zhvillimin dhe modernitetin. Së treti, te monitorojmë, analizojmë dhe përgjigjem ndaj ideve ekstremiste dhe ideologjisë se kundërt me institucionin fetar, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet me kredibile dhe me te fuqishme ne bote ne mësimet fetareislame si: Al Az’har Al Sharif dhe Myftinia e Egjiptit.

Si një shembull konkret, dhe te domosdoshëm, qe terreni te mbetet i përgatitur dhe praktik për zbatimin e planeve dhe programeve për de radikalizëm po përmendim atë qe ka vepruar Dr. Ahmed Awad, kreu i Autoritetit të Përgjithshëm për Pallatet e Kulturës ne Egjipt i cili ka shkarkuar menjëherë kreun e Pallatit Kulturor Ghaniaim në Assiut sepse nuk zbatoj urdhrin e ministrisë për ndalimin e librave te ekstremistëve ne pallatet e kulturës, po ashtu ne te gjitha Bibliotekat në nivel të Republikës ndalohet prezenca e librave ekstremistë dhe ideve terroriste.

Po ashtu ai tha se “Brenda pak ditësh nuk do të ketë asnjë libër të asnjë ekstremisti në pallatet e kulturës, sepse të gjitha bibliotekat do ti largojnë ato” dhe se : “Çdo drejtor i pallatit të kulturës apo bibliotekës nëse do te fshihte ndonjë libër te tille apo nuk do ta largonte ai menjëherë do te shkarkohet nga detyra”.

Si shembull konkret nga një institucion fetar duhet te përmendet Shejh Taha Ziadeh, nënsekretar i Ministrisë së Fesë në Dakahlia i cili vendosi të formojë një komitet teknik nga Drejtoria e Thirrjes Islame për të inspektuar të gjitha bibliotekat publike dhe nën-bibliotekat e xhamive dhe te sigurohen se ne asnjë xhami nuk gjendet asnjë libër me ideologji jo te vërtetë dhe ne kundërshtim me ideologjinë e institucionit fetar.

Pyetjet qe shtrohen tash, Po te ne pse nuk veprohet kështu? Po përkthyesit e librave me autor terrorist dhe ne kundërshtim me ideologjinë e BIK a duhet te largohen automatikisht?.

Ne njërin nga panairet me te mëdha te librit ne Algjeri drejtori i panairit tha se “Komiteti i censurës do të vazhdojë të parandalojë libra që përkrahin dhe nuk kundërshtojnë terrorizmin, provokojnë grindje sektare, thërrasin ne racizëm dhe minojnë parimet kombëtare”, dhe kjo nuk është hera e parë që autoritetet atje kanë ndaluar librat militantë. Në edicionin 2014 te panairit 70 tituj u ndaluan dhe në vitin 2012 300 tituj ishin ndaluar, të gjitha që thërrisnin për ekstremizëm, racizëm dhe terrorizëm.

“Kontrolli i librave dhe autorëve të tyre”

Anëtari i Komitetit te larte Islam ne Algjeri Jusuf Belmehdij thotë: “Liria e mendimit në Algjeri është e garantuar, siç është liria e shprehjes”, “Por ka instrumente ligjore që nuk mund të kalohen nën asnjë rrethanë nën emrin e lirisë”, “Algjeria e lufton ekstremizmin dhe nuk lejon që këto ide të gjenden në libra e te shpërndahen përmes librave, kështu që ekziston një komitet i specializuar për të ndjekur këto veprime të rrezikshme për t’i parandaluar ato që të arrijnë në publik”.

Po te ne në Kosove punëtori me pozitë te larte ne BIK përkthen libër te autorit terrorist dhe e shpërndanë ne 15 mije kopje falas!

Anëtari i Komitetit te larte Islam ne Algjeri Jusuf Belmehdij po ashtu thotë: “Nëse këto libra janë letrare, fetare apo historike, ato i nënshtrohen censurës, censurës së përmbajtjes së tyre dhe autorëve të tyre. Vëzhgimi bëhet edhe në personalitetin e autorëve, sepse ekziston një person që e quan veten shkencëtar ose shkrimtar e i cili nuk është ne realitet i tille, dhe ato janë ide të marketingut që kërcënojnë sigurinë dhe kohezionin e shoqërisë sonë. Dhe për këtë arsye ata janë të ndaluar”.

Në të njëjtin kontekst studiuesi Islam dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Çështjeve Fetare Idet Felahij se ekziston një dekret i ministrisë në mes Ministrisë së Brendshme, Çështjeve Fetare dhe asaj te Kulturës përmes te cilit dekret është krijuar një komision i specializuar për të monitoruar librat e importuar dhe te vendosin fatin e atyre librave.

Felahij thotë se komisioni kompetent i ngritur nga autoritetet merr kopje të librave që botuesit synojnë të marrin pjesë në panair dhe pasi te sigurohemi që librat respektojnë standardet e caktuara të cilat kryesisht kane te bëjnë me lavdërimin e terrorizmit dhe nuk mbrojnë dhunën ose nuk nxisin diskriminimin dhe urrejtjen racore, dhe duke mos bërë thirrje për Tekfirizem, atëherë komisioni lejon të hyjnë”.

Ndërsa Ministria e Brendshme e Marokut vazhdimisht po bën fushatë për të parandaluar shitjen e librave të Takfirit dhe Shiitëve dhe ka urdhëruar guvernatorët dhe punëtorët e bibliotekave për tërheqjen e tyre.

Që nga fundi i javës së kaluar, në të gjitha provincat e mbretërisë se Marokut kanë nisur disa komitete të përbashkëta për të kryer kërkime të bibliotekave të ndryshme për të kërkuar libra fetarë Tekfiriste për t’i konfiskuar para marrjes së masave të nevojshme kundër promotorëve të tyre.

Ministria e Brendshme e Marokut i urdhëroi guvernatorët dhe punëtorët që të formojnë një komitet nën mbikëqyrjen e tyre, duke përfshirë përfaqësuesit e Autoriteteve dhe Ministrisë së Çështjeve Islame dhe Kulturës, për të bërë një luftë të ashpër kundër librave dhe veprave ekstremiste, veçanërisht ndaj sheikëve dhe predikuesve të cilët janë të njohur për tendencat dhe mbështetjen e tyre për idetë dhe bindjet që justifikojnë terrorizmin dhe ekstremizmin.

Po ashtu nga Ministria e Çështjeve Fetare ne Algjeri janë ndaluar një numër i madh i librave sidomos ato te autorëve nga Arabia Saudite siç janë librat e Muhammed bin Abdul Wahhab e një nga ato librat e ndaluara atje është edhe libri “Tri parimet dhe argumentet e tyre” (p.s. e qe prape redaktor te këtij libri e gjejmë se është kryeimami i Pejës), pastaj librat e Ibn Tejmijes, libra te Ibn Bazit , të gjitha këto janë referenca thelbësore sot për një numër grupesh ekstremiste (sipas gazetës Algjeriane ElHaber).

Ndërsa Dr Bouzid Boumediene thote se ai vet ka kontaktuar autoritetet e sigurisë lidhur me një libër te Muhamed bin Abdulvehabit qe te largohet nga shitja dhe shpërndarja, ai thotë: “Kam folur personalisht me disa oficerë të sigurisë për tërheqjen e librit nga tregu. Sekretariati i Ministrisë gjithashtu i dërgoi Ministrisë së Punëve të Brendshme duke e informuar për rastin.

Prandaj nevojitet bashkëpunim i thelle, koordinim dhe një grup apo task force ne këtë drejtim edhe tek ne, ne mes BIK, Ministrisë se Brendshme, Ministrisë se Kulturës dhe Ministrisë se Drejtësisë dhe Prokurorisë, për vlerësimin dhe hetimin e autorëve, përkthyesve, financuesve dhe shpërndarësve te librave te llojit te këtillë, madje Qeveria apo Ministria e drejtësisë duhet ta kërkoj ndihmën e BIK dhe ti ndihmoj BIK-ut ne këtë drejtim shume fuqishëm.

Drejtori i kulturës islame në Ministrinë e Çështjeve Fetare ne Algjeri kur është pyetur se: A mendon se mungesa e ndërhyrjes nga shteti për të përcaktuar referencat zyrtare fetare ka ndihmuar në lehtësimin e shfaqjes së mendimeve dhe rrymave ekstremiste?

Ai ka thënë se: Ekzistojnë dukuri ekstreme të paraqitura në lëvizjet e Takfirit dhe xhihadit, të cilat kanë gjetur një vakum dhe një terren pjellor për idetë tronditëse ndaj shtetit dhe shoqërisë. Në të kundërt, ka humbur roli i fesë dhe moralit në shoqëri, siç është Islami, mbrojtja e familjes, morali dhe solidariteti kane humbur.

Feja në fakt bën forma solidariteti dhe integrimi, por ky dimension po zhduket nga shoqëria, por kërkimi shkencor në çështjet fetare është në gjendje të mbështesë dhe forcojë institucionin fetar në menaxhimin e çështjeve fetare. Institucioni zyrtar fetar duhet te ndihmohet te investoi ne ekspertiza te ekipeve kërkimore në çështjen fetare qe ndërlidhen me ekstremizmin dhe radikalizmin, veçanërisht pasi puna e sigurisë nuk mjafton për të monitoruar zhvillimet e këtij fenomeni, dhe për te pasur sukses duhet një kombinim mes aspektit fetare dhe atij te sigurisë ne mënyrë te vazhdueshme dhe shume te ngushtë.

*Autori është imam i një xhamie në Pejë