×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi nuk i ndahet Granitit, e provokon duke i bërë masazh te këmbët

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 11:46

    Ani pse kanë deklaruar që janë vetëm shokë, gjestet e Fifit ndaj Granitit tregojnë të kundërtën e asaj çfarë kanë thënë javën e kaluar.

    Madje, këngëtarja nga Kosova bëhet menjëherë xheloze sapo ndonjëra nga banoret i afrohet ish-futbollistit nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një moment kur dyshja po rrinin ulur te krevati i Granitit, Fifi i fut duart Graniti deri nën pantallonat e shkurtra që kishte veshur, për t’ia masazhuar këmbët.

    Të dy madje ngacmohen me fjalë, ku Graniti i thotë se të kam vëzhguar kur kërcen e je shumë elastike.

    “Jo vetëm në kërcim, edhe kështu jam elastike”, ka qenë përgjigjja e Fifit.

    Ndryshe, vetëm ditë më parë, Graniti shprehu dëshirën e tij për të takuar ish të dashurën e tij, teksa edhe Fifi tha se ka dikë që po e mendon jashtë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!