×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtari gjakovar me Coronavirus të premten këndoi në Gjilan, aty mori pjesë edhe Shkëlzen Jetishi

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:08

    Të premten në Gjilan, datë 13 Mars, Muhamet Sejdiu ka kënduar para mbi 60 njerëzve në një aheng privat. Sot, Sejdiu, bashkë me gruan e tij, rezultuan pozitiv me Coronavirus. 


    Ndonëse ishte marrë vendim që të anulohen tubimet, të mbyllen lokalet dhe po atë ditë janë shpallur rastet e para, pjesëmarrësit në aheng ishin përqafuar mes vete e dëfryer deri në orët e vona.

    Në një fotografi në Facebook, duket se aty ka marrë pjesë edhe Shkelzen Jetishi, këngëtari tjetër i njohur nga Gjakova. Ata madje janë tallë me sëmundjen, por duket se tash duhet të jenë më serioz, shkruan Reporteri.net.

    Muhamet Sejdiu pas kësaj ka udhëtuar për në Gjermani dhe sot pas kthimit është rezultuar se ka koronavirusin, sikurse edhe gruaja e tij.

    Tash pritet që të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aheng dhe familjarët e tij të bëjnë teste për të parë nëse ai ka infektuar edhe të tjerë. /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!