×
  • Show Time
  • Show Time

    Mësohet ora kur Rita Ora do të aterojë në Prishtinë

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 17:11

    Ylli i muzikës pop, Rita Ora sonte në ora 18:50 do të aterojë në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Reporteri.net.


    28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

    Hera e fundit kur ajo ishte në Kosovë, mbajti një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës (në vitin 2018), ndërsa është vazhdimisht e angazhuar për ta ndihmuar vendin e saj.

    Ndryshe, Rita dhe brendi gjerman i modës Escada janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”.

    Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!