×
  • Show Time
  • Show Time

    Të gjithë po vrasin mendjen: Kush e këndon refrenin e këngës së re të Capital T që theu zemrat e fansave

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 14:32

    Capital T solli hitin e vitit 2019 dje kur publikoi këngën e re të quajtur ‘Akull’.


    Reperi i njohur kosovar nuk po ndalet së krijuari hite dhe kënga e fundit të cilën e publikoi dje e dëshmon pse ai është ndër top reperët kosovar, shkruan Reporteri.net

    Kapo ‘theu’ zemrat e fansave me një këngë e cila pritet të dëgjohet gjatë dhe e cila ka në sfond një melodi që të gjithë po vrasin mendjen se cili është origjinali.

    Në fakt, Kapo ka marrë refrenin e këngës së njohur ‘Teri Galliyan’ e cila dëgjohet në filmin indian ‘Ek Villain’.

    Kur është puna tek ripërpunimi i këngëve, padyshim që Trim Ademi a.k.a Capital T është më i miri në këtë drejtim.

    Ndryshe ai kishte publikuar edhe një bashkëpunim tjetër me reperin kosovar, Majk, e cila poashtu po pëlqehet mjaft shumë nga publiku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!