Këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi dhe këngëtarja kosovare, Diona Fona kanë kaluar momente interesante në restaurantin ‘5 Senses’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Flori dhe Diona kanë postuar në Instagram foto dhe video teksa përpiqen të merren me kuzhinen. Flori vazhdon të jetë ndër artistët më të mirë të momentit, projektet e të cilit numërojnë miliona klikimesh në YouTube.
Kjo afërsi e tyre, a është një shenjë se Flori ka gjetur ‘Elvanen e re’ në muzikë? Diona është e re në skenë, por pëlqehet për projektet e veçanta që herë pas here sjell.
Ndoshta përveç gatimeve në kuzhinë, të dytë, Flori dhe Diona po ‘gatuajnë’ bashkë edhe ndonjë këngë të re, apo edhe një bashkëpunim me të gjatë mes të dyve.