Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.
Emisioni i saj “Dua të të bëj të lumtur” , është një nga emisionet më të ndjekura kohët e fundit.
Por nuk është kjo arsyeja pse Arbana është përfolur kohët e fundit.
Mediat kanë shkruar për një lidhje dashurie ndërmjet saj dhe regjisorit të programit, Eduart Grishaj.
Së fundmi, Arbana ka postuar një palë këpucë nusërie në rrjetin e saj instagram, dhe kjo ka nxitë kureshtjen për të ditur nëse ajo po planifikon të martohet.
“Mezi pres që t’i mbath këto bukuroshe”, ka shkruar Arbana.
E nëse ajo po martohet vërtetë apo këpucët ka për t’i mbathur në ndonjë sfilat mode mbetet të shihet.

