Majlinda Kelmendi kampionia botërore e xhudos e cila numëron disa medalje të arta, ishte e ftuar në emisionin e Baton Haxhiut së bashku me trajnerin e saj Driton Kuka, nga ku ndau shumë eksperienca profesionale por edhe personale.


Mirëpo ndër pyetjet e Batonit ishte edhe pyetja e cila pak a shumë e vuri në siklet Majlindën dhe ajo në mënyrë diplomatike ia dha një përgjigje.

“A të frikësohen djemtë?”, ishte pyetja që iu drejtua Majlindës.

Reklamë

Ajo shumë shkurt dhe thjeshte iu përgjigje:

“Nuk kam kohë më mendu çka mendoj tjerët, unë punoj shumë, ushtroj shumë, flej shumë, nuk kam kohë”, ishin fjalët me të cilat e mbylli temën pak a shumë private të cilën deshi ta hapi Batoni.