Noizy ka reaguar ashpër ndaj organizatorëve të koncertit në Tetovë.


Noizy parashihej të mbante një koncert në Tetovë, por u anulua në moment të fundit, shkruan lajmi.net.

Organizatorët i kanë thënë reperit se nuk kishte të interesuar mjaftueshëm, por më vonë mori vesh se salla ishte plot.

Reklamë

Përmes një postimi, reperi ka kritikuar organizatorët duke i quajtur mashtruesa.

“Tetove Organizator mashtrusa. Cdo her i njejti muhabet. Neve na than s’ka njerz nderkohe salla morem vesh qe ishte plot. Organizatoret: Hamza Rexhallari & Adem Rexhallari. Merrni paret mbrapsh”, ka shkruar ai.