Ditë më parë u raportua se Adele i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.
Por, duket se Adele tashmë e ka lënë para krahëve divorcin duke krijuar një lidhje të re.
Një burim i afërt me të ka pohuar për “People” lidhjen e re të këngëtares, duke shtuar se ajo tashmë e ka pranuar divorcin, madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.
Kujtojmë që ylli i muzikës dhe ish bashkëshorti i saj Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, Anxhelo.