×
  • Show Time
  • Show Time

    Agnesa Vuthaj fjalë prekëse për babain e ndjerë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 17:57

    Agnesa Vuthaj edhe pse ka kohë që është shpallur miss Kosova, vazhdon të jetë ndër femrat më të bukura shqiptare.


    Ajo viteve të fundmit më shumë është duke u marrë me biznese të çantave dhe këpucëve, pa lënë anash edhe aktivitete të ndryshme, trasnmeton Reporteri.net.

    Por në një postim bërë së fundmi ajo nuk ka shkruar as për biznes e as modelim, por i ka kushtuar disa rreshta babait të ndjerë, i cili si sot para tetë vjetëve ka ndërruar jetë.

    “Babë, të kujtojmë me mall e dashuri çdo ditë, çdo javë, muaj e vite që janë aq të gjata nga malli që ndjejmë për ty, por aq pranë nga dhimbja që ndjejmë thellë në zemër, edhe kur buzëqeshim në fytyrë! 8 vjet pa ty më mësuan të përballoj çdo sfidë në jetë me kokën lartë, siç përballuam ikjen tënde nga kjo botë; duke mbajtur vath në vesh shprehjen që thoje gjithmonë: “Të vdekurit me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”! U mësuam të jetojmë pa praninë tënde, por mësuam të vlerësojmë më shumë praninë e familjarëve dhe dashamirëve që kemi në jetë. Mësuam të jetojmë e vlerësojmë momentin, sepse asgjë s’është e përhershme… Por në kujtimet tona ti do jesh përherë aty, i buzëqeshur e i dashur, udhërrëfyes ideal, shembull i mirësisë, respektit dhe dashurisë për familjen e miqtë, për 47 gjeneratat që u edukuan nga ti, për të gjithë ata që të njohjen dhe flasin me krenari për gjurmët që ke lënë në jetën e tyre, të kujtojnë si udhërrëfyes të idealit shpirtëror, familjar e kombëtar! Do vazhdojmë të jetojmë për të të bërë krenar, deri në takimin tonë të ardhshëm! Të ndjej aq pranë Babë, sikur kur të kam bërë këtë foto në udhëtimin tonë të fundit bashkë! 18.03. 2011”, ka shkruar ajo në Instagram. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!