Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Aktorja e famshme shqiptare gjithmonë është e shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe lajmi i shtatzënisë u bë i ditur vetëm në premierën e filmit “Mapplethorpe”.
Atje 38-vjecarja habiti të gjithë ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur së bashku me partnerin e saj, Peter Palandijan. Për herë të parë, Eliza ka publikuar dje foto ku duket qartë barku i saj.
Në profilin e saj në Instagram ajo publikon rrallëherë foto nga jeta private, por nuk kishte si të mos ndante me publikun një moment nga pritja e ëmbël. Nuk dihet ende gjinia e fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti.