Me një ekip të tërë amerikanësh, Amerika për herë të parë do të realizojë një film për Kosovën.


Filmi i titulluar “Hope Of Escape”  apo në shqip “Shpresa për ikje” pritet të ketë në përbërje yjet e skenës Scott Adkins dhe The Miz, shkruan Reporteri.net.

Producent dhe skenarist i këtij filmi është shqiptari nga Kosova Tony Balaj, kurse regjia e filmit është realizuar nga Jon Russell Cring. Drejtor fotografie Tracy Nichole Cring, “Pre-Prodaction” dhe “Administrative Work Lang Ross”.

Reklamë

Ky film i cili pritet të fillojë me xhirime më 1 tetor të këtij viti përfshinë historinë e Lindës, një vajze kosovare e cila jeton në Amerikë, ku dashurohet me një djalë amerikan, por traumat e përjetuara nga luta në Kosovë vazhdojnë ta përndjekin edhe atje.

Përkatësisht, historia e saj pasqyron torturat e mëdha që gratë shqiptare përjetuan gjatë luftës në Kosovë. Ajo ishte viktimë e dhunës seksuale por që arrin të largohet nga agresori i saj, një ish-komandant serb.

Kjo histori do ta përndjekë Lindën, edhe pas 20 viteve nga përfundimi i luftës.

Ndryshe, ky është filmi i parë që realizohet nga amerikanët për luftën në Kosovë. /Reporteri.net

Reklamë

 

 

 

Reklamë