Mentor Shuki, autor i emisionit “Drive Time” në Radio Prishtina, është arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të lëndëve narkotike.
Këtë për Reporteri.net e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka.
Ai tha se Shuki është arrestuar nga policia para tri ose katër ditësh por nuk ka informacion nëse është në paraburgim apo jo.
“ Po e kanë arrestu Shukin, por ky rast ka ndodh para tri ose katër ditëve, por nuk e di nëse e kanë ndalu në paraburgim policia”, tha Beka, transmeton Reporteri.net
Mentori Shuki ndryshe i njohur si Shuki është arresuar edhe me parë për posedim të narkotive gjatë një aksioni të policisë në Prizren.