Këngëtari Ardit Stafa, ka shkruar një mesazh mjaft emocionues për nënën e vet, këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shahindere Bërjalolli-Stafa e cila ka ndëruar jetë sot në moshën 74 vjeçare.
Arditi, njëri nga fëmijët e këngëtares së madhe pejane, shkruan se ‘Shanka’ iku e qetë në orëte para të mëngjesit të 3 majit, 2020.
“Ne do të takohemi në amshim, e tash shko e qetë te babi, e tek të gjithë artistët meritorë të popullit që na kanë lënë.” –Ardit Stafai.
Të dashur miq,
Sot, më 3 maj 2020, në orët e para të mëngjesit, ndërroi jetë nëna ime Shahindere Bërlajolli-Stafai. Shanka e ime iku në paqe, e qetë dhe pas një beteje të gjatë me sëmundjen që përfundimisht i mori jetën. Shanka, ishe dhe do të mbesësh ikonë e paharrueshme e kangës shqipe dhe person shumë i dashur nga i gjithë populli, të cilin e doje e të donte aq shumë.
I pikëlluar, por gjithmonë krenar me ty, e për ty.
Ne do të takohemi në amshim, e tash shko e qetë te babi, e tek të gjithë artistët meritorë të popullit që na kanë lënë.
U prehsh në paqe, e qoftë i përhershëm kujtimi për ty.