×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një dasmë

    Reporteri
    06 Shtator 2026 | 9:02

    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.

    Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.

    Paraqitjet e Atifete Jahjagës kanë marrë shpesh vëmendje edhe gjatë viteve të fundit, veçanërisht për stilin dhe zgjedhjet e saj në evente publike.

    Edhe këtë herë, ish-presidentja u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaje, duke kombinuar elegancën me një stil që nuk kaloi pa u vënë re.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!