Bebe Rexha asnjëherë nuk ngurron të tregojë para miliona fansave të saj se nga vjen.


Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic së fundi ka publikuar disa video nga prapaskenat ku po e grimonte këngëtaren Bebe Rexha.

Madje, ata publikuan edhe pjesën ku po flisnin shqip me njëri-tjetrin, teksa Mario i thotë “Bebe, a po na këndon një këngë”.

Reklamë

Bebe Rexha këndon në shqip dhe atë zgjedh vargjet e këngës “Hajde halla e madhe”, të cilat i këndon me një vokal të paparë.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme.

Kënga e dasmave “Hajde halla e madhe”, këndohet më plot emocione nga Bebeja, e cila edhe kësaj radhe ka ditur të shpreh emocionet e saj në këngë. /GazetaExpress/