Bebe Rexha nuk është kritikuar vetëm nga babai i saj për këngët, por edhe nga mami. Në një intervistë për AOL-in, këngëtarja shqiptare me famë botërore zbuloi se nëna e saj, Bukurija, nuk ishte dakord me tekstin e një prej hiteve më të mëdha Bebe, “I’m A Mess”.
29-vjeçarja tregoi se nëna e saj e urrente kur fliste hapur për faktin se shkonte në terapi.
“Mami im e urreu kur e dëgjoi këngën për herë të parë”, tregoi Bebe.
“Më tha: Oh, jo, jo, jo, jo. Njerëzit do të mendojnë se nuk të kam rritur ty mirë. Unë ia ktheva, në rregull mami, jemi në 2019-n dhe është normale të ulesh e të bisedosh me dikë që nuk është i njëanshëm dhe nuk di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Njerëzit kanë frikë të kujdesen për veten në këtë mënyrë, sepse nuk duan të gjykohen”.
Bebe Rexha gjithmonë ka folur hapur për problemet që e shqetësojnë dhe kënga e saj “I’m A Mess” i referohet problemeve psikologjike dhe trajtimeve te psikologu. Së fundmi Bebe Rexha hasi probleme edhe me babanë e saj, i cili e kritikoi ashpër për videoklipin e hitit të saj të fundit “Last Hurrah”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.