Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, bashkë me reperin Lumi B, kanë realizuar këngën më të re “Lule lule”, videoklipin e së cilës e kanë publikuar sot.


E veçanta e këtij klipi janë pamjet. Dy këngëtarët kanë vendosur që videoklipin ta xhirojnë në vreshtat e Rahovecit.

Që në fillim të këngës, paraqitet një pamje nga lartë e vreshtave të Rahovecit.

Reklamë

Përndryshe, kënga është një version i ribërë i një kënge të vjetër qytetare. Në spot, po ashtu, shihen edhe shumë artistë nga Rahoveci.