Ramadan Krasniqi, apo i njohur si për publikun si Dani, ka njoftuar se ka dy projekte të reja, i cili është duke punuar në to.


Njërën prej këtyre këngëve ia ka realizuar kantautori Irkenc Hyka, por që ia ka kthyer sepse nuk është ndarë i kënaqur me të, shkruan Reporteri.net

Ai tha se pret që Irkenci t’ia realizojë një tjetër këngë sepse beson që ai mund të bëjë më shumë.

Reklamë

“E kam incizuar këngën edhe e kam përfundu krejt, po kur e mora dhe e dëgjova nuk më pëlqeu, nuk iu pëlqeu as djemve e as shokëve, asnjërit nuk na ka pëlqeu” ka thënë Dani.

Kujtojmë që kënga më e re e Danit do të publikohet të shtunën./Reporteri.net/