Policia shqiptare ka zbardhur detaje të reja nga hetimi për dhunimin e 26-vjeçarit Eduart Kuçi, ngjarje për të cilën janë arrestuar Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, 30-vjeçari Jozefin Marku u lokalizua dhe u arrestua në banesën e shtetasit Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ku ishte fshehur në tualet, në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu.
Në kërkim janë shpallur Anton Huli, 48 vjeç, dhe K.V., 27 vjeç.
Në kuadër të hetimeve, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer një sërë veprimesh për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Jozefin Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.
Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje.
Top Channel raporton, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.
Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.
Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:
“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, citohet të ketë deklaruar këngëtari.
Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve.

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me rrahjen e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë.
Ndaj këngëtarit rëndojnë 5 vepra penale, ndërsa ky i fundit është shoqëruar sot në polici për të dhënë sqarime në lidhje me rastin.
“Si rezultat i veprimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u ndaluan shtetasit J. M., 30 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, si dhe K. N., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë drejtues i automjetit tip “Land Rover”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, bombave ose minave dhe i municionit”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja në jetën private”.
Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. H., 48 vjeç dhe K. V., 27 vjeç”, sqaron policia. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. N., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni, si dhe automjeti tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarje.
Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë dhunuar shtetasin E. K., 26 vjeç, me pretendimin se ky i fundit kishte fyer një prej tyre.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar bashkë me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit.
Policia njoftoi se pas hetimeve për videon e konfliktit të publikuar në rrjetet sociale, janë ndaluar J.M., 30 vjeç, që bëhet fjalë për Jozefin Markun, dhe K.N., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e K.N., Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni. Po ashtu, është sekuestruar edhe një automjet “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes.
Sipas Policisë, Jozi dhe personat e tjerë dyshohet se kanë rrahur Eduart Kuçin, 26 vjeç, me pretendimin se ai kishte fyer një prej tyre.
Ndërkohë, dy persona të tjerë, A.H., 48 vjeç dhe K.V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Policia e Shqipërisë ka publikuar pamjet kur këngëtari Jozefin Marku është dërguar në stacionin policor, shkruan Reporteri.net.
Arretimi i tij në Polici vjen pasi bashkë me një grup prej disa personash, Marku ka rrahur ish-banorin e BBVIP Kosova, Edi Kuçi.
Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.
Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.

Policia e Shqipërisë ka shoqëruar sot këngëtarin Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke e rrahuar Edi Kuçin.
Siç shkruan Tch, bashkë me Jozefin Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i përfshirë në këtë ngjarje.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.
Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.
Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.
Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit nga Shqipëria, Jozefin Marku, lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj kosovarit Eduard Kuçi.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.
Në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel, Marku pretendon se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe pjesë e një “skenë aktrimi”.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai.
Marku është pyetur edhe lidhur me lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës. Edhe për këtë çështje, ai i ka mohuar pretendimet, duke e cilësuar urdhër-arrestin si të rremë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar Marku.

Jozefin Marku është shoqëruar në Policinë e Tiranës. Kështu raporton Top Channel.
Shoqërimi i tij në Polici vjen pasi bashkë me një grup prej disa personash, Marku ka rrahur ish-banorin e BBVIP Kosova, Edi Kuçi.
Gazeta online Reporteri.net dje publikoi videon e plotë të këtij sherri.
Ata arrijnë ta ndalin veturën duke përdorur shenjën “STOP” të Policisë. Më pas këngëtari Jozi shihet duke e goditur Eduard Kuçin.
Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit nga Shqipëria, Jozefin Marku, lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj kosovarit Eduard Kuçi.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.
Në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel, Marku pretendon se gjithçka ka qenë e inskenuar dhe pjesë e një “skenë aktrimi”.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur ai.
Marku është pyetur edhe lidhur me lëshimin e një urdhër-arresti nga Prokuroria e Pejës. Edhe për këtë çështje, ai i ka mohuar pretendimet, duke e cilësuar urdhër-arrestin si të rremë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka pretenduar Marku.

Edi Kuçi, ish-banori i Big Brother i cili ishte kryetemë e ditëve të fundit pasi u rrah nga Jozefin Marku dhe një grup personash, është intervistuar sot pasdite nga Policia e Kosovës.
Kjo erdhi pas veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore e Pejës që gjatë ditës kërkoi arrestimin e Jozit.
Përkatësisht prokurori kujdestar me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj tij në drejtim të veprës “Lëndim i lehtë trupor”.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi.
“Po mund ta konfirmojë që është intervistuar sot”, tha Nikqi.
Ndërkohë, në pamjet e publikuara së sot nga gazeta online Reporteri.net shihen momente të rënda të përleshjes, ku Edi shihet i rrahur keq, i kërkon Jozit të ndalojë. Megjithatë, përleshja vazhdon edhe për disa momente.
Aty shihet se këngëtari nga Shqipëria i doli në pritë Kuçit, bashkë me disa persona tjerë, disa prej tyre të maskuar, dhe e sulmuan fizikisht kosovarin i cili po udhëtonte me veturë dhe u ndalua nga një pjesëtari i bandës që mbante një shenjë “STOP” të Policisë shqiptare.
Vetë Edi kishte publikuar më herët një fragment të përleshjes në InstaStory, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”.

Jozefin Marku ka reaguar pas publikimit të vidoes ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar , Edi Kuçin.
Ngjarja, e cila dyshohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ka bërë bujë në rrjet, ndërsa Marku mohon që pamjet të pasqyrojnë një ngjarje reale.