×
  • Show Time
  • Show Time

    Djali shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:20

    Dio, është një djalë shqiptar i cili është bërë pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani. 14 vjeçari me performancën e tij të parë në audicionet e fshehura, ka mahnitur jurinë. Ndërsa pas performancës ai është duartrokitur nga publiku ndërsa juria kanë hyrë në “luftë” se cili të marrë Dion në ekipin e tij.


    Dio, një djalë shumë i talentuar dhe me një paraqitje të mrekullueshme në skenë, është cilësuar si një djalë argëtues dhe është vlerësuar për faktin se ai shkruan vetë këngët e tij. Kjo është arsyeja pse ai patjetër i takon fazës “The Voice Kids” dhe bindi audiencën dhe trajnerët me zërin e tij jashtëzakonisht të bukur gjatë interpretimit të këngës “People Ordinary” nga John Legend.

    Voice Kids është shfaqja më e suksesshme e talentit në Gjermani. Lena, Mark Forster dhe Stefanie Kloß, BossHoss janë anëtarët e jurisë të cilët sapo e duan njërin nga zërat në ekipin e tyre ata kthejnë ulëset e tyre dhe fillojnë me komentet.

    E përzgjedhura e talentit shqiptar ishte Lena, e cila u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që Dio përzgjodhi atë si trajnere, trasnmeton Kultplus.

    Mbetet të shihet rrugëtimi i Dios në këtë garë jashtëzakonisht të fortë të cilës Dio tashmë i ka hyrë fuqishëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!