Dua Lipa ka mbajtur një konferencë për media para koncertit të madh në Tiranë për nder të Ditës së Flamurit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Yll i hitit “Levitating” para gazetarëve tha se është krenare që tani është pajisur edhe me pasaportë shqiptare.

Ajo u shpreh se atë kosovare nuk e posedon, por vetëm të Shqipërisë dhe Britanisë.

Reklamë

“Veç dy pasosha i kom, atë të Shqipërisë dhe Anglisë”, u shpreh Lipa.

Tutje kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se shumë shpejt do të pajisen edhe anëtarët tjerë të familjes Lipa me pasaporta shqiptare./Reporteri.net/

“Ah motër ka je nis, i ke hi llugave qitash”, përgjigja e Dua Lipës kur pyetet për një partner shqiptar