Këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj prej vitesh tashmë është larguar në Amerikë ku edhe po ndjek studimet edhe karrierën e saj atje.
Siç dihet më parë Anxhelina ka qenë në një lidhje me Fatmir Hysenbelliun, mirëpo prej kohësh tashmë janë ndarë dhe secili vazhdon jetën e tij.
Që prej ndarjes nga Fatmiri, ajo nuk ka folur për ndonjë lidhje të re dhe së fundmi I ka habitur të gjithë me foton e publikuar në Instastory.
Hadërgjonaj ka postuar një foto ku shihet në moment private më një djalë, fytyrën e të cilit ja ka mbuluar, ndonëse nuk duket qartë fansat kanë aluduar se është ajo.
Siç duket këtë pozë para pasqyrës Anxhelina është penduar që e postoi dhe menjëherë e ka fshirë nga profile i saj.
