Emocione të forta janë përjetuar mbrëmjen e së shtunës në Stuttgart, ku këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, në koncertin e tij interpretoi këngën e njohur “Kthem”, të cilën ia kushtoi krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Kënga u shoqërua nga një atmosferë tejet emocionale, ndërsa i gjithë publiku iu bashkua Yll Limanit duke kënduar së bashku me të.

Momenti mori edhe më shumë peshë nga paraqitja simbolike e artistit, i cili u ngjit në skenë i veshur me një këmishë të zezë, në mëngën e së cilës mbante emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Three60 Music (@three60_music)

Para interpretimit, Limani iu drejtua të pranishmëve me një mesazh të ndjerë:

Reklamë

“Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet me u kthy në vendin e tyre”, tha ai nga skena.

Interpretimi i “Kthem” u shndërrua në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes, me qindra fansa që kënduan në kor me artistin. /Reporteri.net/.