Enis Bytyqi është rikthyer me këngë të re.
Enis Bytyqi sapo publikoi projektin e tij më të ri, të cilin kësaj radhe e solli më ndryshe prej të tjerëve, shkruan lajmi.net.
Këngëtari solli këngën e parë në gjuhë gjermane të shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa titulli i saj është “Andere Wege”.
Kjo këngë e Enisit fillimisht u publikua në platformën “Spotify”, ndërsa tani ai e lansoi edhe në kanalin YouTube.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Enis Bytyqi, me të cilën ky artist synon të depërtojë edhe në tregun gjerman.