Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Iglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’, mbrëmjen e sotme.

Sheshi ‘Skëndërbej’ është shndërruar në një skenë gjigante, për të mirëpritur mijëra admirues dhe fansa të këngëtarit me famë botërore.

Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis sot në kryeqytet. Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme.

Reklamë

Biletat i gjeni në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur.