×
  • Show Time
  • Show Time

    Ermali dhe Elvana Gjata në “tapetin e kuq”, sonte premiera e filmit të tyre

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 22:00

    Ka nisur mbrëmjen e sotme pre-premiera e filmit të shumëpritur “2 gisht mjaltë”, që vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.


    Mes qytetarëve të shumtë, është edhe kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe shumë personazhe të tjerë publik.

    Kujtojmë që skenari i “2 gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

    Elvana ka mahnitur me pamjen në pre-premierën e “2 gisht mjaltë”, e veshur me një          fustan jeshil, krah Ermal Mamaqit i cili është veshur gjithashtu me shumë shije./xing

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!