Erza Muqoli mahniti të gjithë me zërin e saj unik kur morri pjesë në audicionet e “La France a un incroyable talent” (version francez i talentëve të muzikës), në vitin 2014.


Vajza me prejardhje nga Kosova që nga ajo kohë u kthye në një emër të njohur dhe mjaft të dashur për publikun francezë dhe jo vetëm.

14 vjeçarja e cila shquhet për vokalin e saj dhe talentin në muzikë tashmë është një emër i respektuar në Francë, madje ajo së fundi është bërë pjesë e audicioneve të “The Voice Kids” në Belgjikë për të asistuar si trajnere për talentët e rinj të muzikës.

Reklamë

Ndërkohë, Erza këtë vit do të fillojë një turne duke filluar në Ludres më 14 mars dhe veçanërisht duke përfshirë një koncert në Olimpiadën në Paris më 4 prill.