×
  • Show Time
  • Show Time

    Është 43 vjeçare, por djemtë e ngacmojnë ende Albërie Hadërgjonajn

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 10:36

    Albërie Hadërgjonaj: Më ngacmojnë djemtë e ri, unë u përgjigjem ‘Çfarë të të bëjë halla ty”.


    Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Leje leje”.

    Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, teksa vetëm pak ditë më parë, Hadërgjonaj ishte e ftuar edhe në emisioni ne famshëm “Xing” me Ermalin.

    Përballë humoristit Ermal Mamaqi, këngëtarja nga Deçani ka rrëfyer shumë ngjarje interesante nga jeta e saj, duke i trajtuar shumicën prej tyre me satirë.

    E pyetur nëse e ngacmojnë djemtë e ri, Hadërgjonaj tha se ka pasur raste të tilla, teksa në momentin kur ka ndodhur kjo, ajo i është përgjigjur thjeshtë: “Çfarë të bëjë halla me ty”.

    Në këto momente publiku ka filluar të qeshë me të madhe, teksa nuk është përmbajtur as vet moderatori Mamaqi. Tutje, Hadërgjonaj tregoi se nuk e ka fare kompleks që njerëzit e kritikojnë për faktin se vazhdon të shfaqet atraktive dhe provokuese edhe në këtë moshë.

    Përkundrazi, ajo tha se do vazhdojë të sfidojë vitet duke jetuar jetën e saj ashtu siç ajo do.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!