Gjatë ditës së djeshme reperi Fero ka befasuar ndjekësit dhe fansat e repit, duke postuar disa video ku është parë duke kënduar këngë të Melindës e Taynas.


Kjo gjë ka marrë vëmendjen e fansave pasi që Fero është miku i ngushtë, kolegu dhe bashkëpunëtori i Rinës, që është rivalja më e madhe e Taynas, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Tayna e ka lënë anash këtë pjesë dhe pasi e ka parë videon e Feros, ajo e a shpërndarë në Instagramin e saj, madje duke i uruar reperit ditëlindjen.

Reklamë

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Rina për këtë gjë, por kjo me të vërtetë është një shoqëri e re mjaft e papritur në estradën tonë.