Zëri i repereve të njohura dëshohet në makinën e Feros.


Reperi i njohur shqiptar, Fero, është shumë i suksesshëm po rrugën nuk ia lëshon as kolegia e tij e labelit ‘On Records’, Rina Balaj.

Po aq të suksesshme janë edhe dy reperet Tayna dhe Melinda të cilat së fundmi kanë qenë rivalet e Rinës me të cilat ajo i ka shkëmbyer ‘dissat’.

Reklamë

E Fero duket se nuk e ka problem këtë kur i pëlqen muzika dhe së fundmi zëri i dy rivaleve të Rinës është dëgjuar në makinën e tij dhe Fero shihej duke e përcjell muzikën.

Kujtojmë se së fundmi gjatë një interviste Rina ka treguar se më nuk do t’ua kthejë ‘dissat’ Taynës e Melindës edhe nëse ato i bëjnë asaj.