Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi vjen me një tjetër risi.
Fifi, përmes një foto që ka publikuar në Instagram tregon tatuazhen që ka vendosur në trupin e saj.
“Në disa raste engjëll, në disa raste djall. Gjithmonë femër e fuqishme”, është kuptimi i fjalëve që ka shkruar ajo në trupin e saj në gjuhën angleze.
Ndërsa Fifi shumë shpejtë pritet të sjellë dy këngë të reja, njëra prej të cilave ka lajmëruar se është bashkëpunim.
E megjithëse nuk e ka konfirmuar, tashmë është mësuar se bashkëpunimi është me artistin nga Shqipëria, Flori Mumajesi.