Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi ka bërë të ditur se do të lansoi një projekt të ri muzikor.
Ajo ka njoftuar se kënga e saj e re titullohet “Zogo”, ndërsa publikohet nesër (e premte) në orën 19:00, shkruan Reporteri.net.
Fifi ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet e veshur me një kostum që ka elemente tradicionale, ndërsa bënte shqiponjën dykrenare.
Për ndryshe, “Akoma” titullohet kënga e fundit nga Fifi, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Reporteri.net/.