Dje është dhënë premiera e shumëpritur e filmit ‘2 gisht mjaltë’ ku në rolet kryesore janë këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata dhe aktori i njohur dhe prezantuesi, Ermal Mamaqi.


Ky film është mirëpritur nga të gjithë adhuruesit e filmave dhe dyshes së njohur, teksa ‘2 gisht mjaltë’ ka thyer rekord në shitjen e biletave brenda 24 orëve në kinematë në Shqipëri.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shitur 8 mijë bileta në Shqipëri dhe nga kërkesat e shumta, për herë të parë është futur edhe orari i orës 12 të natës.

Reklamë

Ndërkaq, edhe në premierën që u dha me datën 27 mars ka pasur rekord pjesëmarrësish.

Ermali dhe Elvana sot do të bëjnë premierën e filmit edhe në Prishtinë.