Vera, nëna e Rita Orës përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sa krenare ndihet për vajzën e vet, që po i ndihmon fëmijët në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Ti ke inspiruar tashmë shumë të rinj në Kosovë por edhe më tej që e ndoqën rrugën që ti e ndërtove, për të qenë vetvetja, talent, që punon shumë dhe e dedikuar”, ka shkruar Vera Ora në Facebook.
Vera më tej ka pohuar se vajza e saj mbetet një shembull për të gjithë
“Ti mbetesh një shembull për shanset dhe mundësitë që ne i jetojmë”, ka shkruar më tej Vera.
Dhe krejt në fund Ritën e ka quajtur “Oh rrush bre !!!”. /Reporteri.net/.