Jurgen Kurti, 26-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, nuk ishte i panjohur i publikun. Ai njihej si ish-model, biznesmen por edhe menaxher i VIP-ave.
Pak pas vrasjes së Kurtit, ka reaguar këngëtarja Fjolla Morina. Ajo ka publikuar një fotografi, duke shkruar, “U prefsh në paqe shoku jem”.
Nga hetimet lidhur me vrasjen, dyshohet se dy persona i kanë bërë pritë poshtë pallatit të tij, në rrugën “Zef Jubani”, mbas postës nr.8, teksa mendohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim.
26-vjeçari u qëllua pak pas orës 22.00 me breshëri plumbash, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Ndonëse rrethanat e krimit janë të paqarta, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë kryer krimin, të cilët janë larguar me shpejtësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.