Emisioni i famshëm italian, “Le Iene”, është mbyllur për shkak të koronavirusit.
Stafi ka marrë një mesazh ku u është kërkuar mos të paraqiten në redaksi sepse një pjesëtar i stafit është infektuar.
Stafit u është kërkuar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë dhe në rast se u shfaqen simptomat, të thërrasin ndihmën mjekësore.
Ndërkaq, pjesa tjetër e televizionit do të fillojnë punën momentalisht. Pjesë e personave që janë vetëkarantinuar është edhe gazetari shqiptar Taulant Kopliku, prej vitesh pjesë i këtij emisioni.
Gazetari shqiptar ka bërë të ditur se ai nuk ka asnjë shqetësim me shëndetin e tij. Kujtojmë se “Le Iene” u bë i famshëm për shkak të rastit të Alvin Berishës që u shpëtua nga kampi në Siri.
