Mediat në Shqipëri raportuan se gazetarja, Ilda Bejleri, është shoqëruar në polici, pasi sipas tyre ka përplasu me makinë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, 64-vjeçaren E.Gj.
Sipas mediave policia ka njoftuar se është sekuestruar automjeti i gazetares dhe po bëhet këqyrja me ekspertët, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
‘Enriketa Gjuzi është plagosur rëndë dhe gjendet në reanimacion pranë spitalit të Traumës. 64-vjeçarja është goditur me makinë, në vijat e bardha pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, nga makina me targa AA998NY. Automjeti “X5” i zi rezulton të jetë i Ilda Bejlerit, gazetare sporti në Top Channel. Dëshmitarët pohojnë që e kanë parë atë të largohet me shpejtësi, pas ngjarjes. Dhjetëra automjete kanë ndaluar pas saj duke ndihmuar zonjën e aksidentuar rëndë.’ – shkruan portali në fjalë.
Por ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar gazetarja, e cila ka mohuar ta ketë goditur të moshuaren, por nuk ka treguar nëse dikush tjetër ka qenë duke e vozitur veturën e saj.
‘Unë nuk i kuptoj dot këta gazetarët tanë. Si mund të shpifin për njerëzit kështu?’ – ka deklaruar Bejleri.
