Pas shumë vitesh lidhjeje, Loredana Zefi bëri zyrtare ndarjen nga Mozzik, ani pse kishte zëra se çifti ka afro një muaj që i kanë dhënë fund gjithçkaje mes tyre.


Mirëpo, ndonëse ish çifti tashmë kishin fshirë njëri tjetrin në rrjete sociale, e njëjta nuk ndodhi dhe mes Getinjos dhe Loredanës, por me të dhënë lajmin reperja, ai ka vendosur t’a largojë nga lista e miqve në Instagram.

E të njëjtën gjë e ka bërë dhe Zefi.

Reklamë


Reperja bëri të ditur se ajo dhe Mozzik po bëjnë një pauzë si në biznes poashtu edhe në jetën private. Ajo gjithashtu u shpreh se në të ardhmen ata mund të bëhen bashkë sërish. Ndërsa njoftoi fansat se turin e saj nëpër Evropë do t’a bëjë e vetme, ani pse ishte parashikuar me Mozzik.

Loredana dhe Mozzik nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë dhe një vajzë të quajtur Hana.

Reporteri.net