128 shtëpi do të dhurohen për 28 Nëntor nga Halil Kastrati, shoqata e tij Jetimat e Ballkanit dhe sigurisht donatorët anë e kënd ku ka shqiptarë.


Lajmi u bë i ditur ditë më parë nga Halil Kastrati I cili gjatë gjithë vitit ka dhuruar çelësa të shtëpive e banesave për familjet në nevojë.

Më 28 Nëntor në orën 13:00 në sallën e sportit në Prizren, do të bëhet dhurimi i edhe 128 të tjerave në krahasim me 28 të vitit të kaluar.

Reklamë

Pjesë e kësaj ditë shumë të veçantë do të jetë edhe Gold Ag i cili shpesh ka përkrahur shoqatën e Kastratit dhe ka marrë pjesë në dhurimin e çelësave të ndryshëm.

https://www.instagram.com/p/B5GG8xAgus9/?utm_source=ig_embed