Heidi Klum shpreson se ka vetëm ftohje, pasi i janë shfaqur simptomat e virusit.
Heidi Klum është përpjekur të testohet për COVID-19, por nuk ka pasur sukses, shkruan CNN.
Klum, 46 vjeç, mungoi në “America’s Got Talent” këtë javë, pasi thuhej se vuante nga një ftohje e zakonshme.
Por, përmes një storie në Instagram, modelja thotë se është përpjekur të testohet për koronavirus tek dy mjekë të ndryshëm, por rezultoi pa fat.
Klum tha se simptomat e saj përfshijnë të dridhura, ethe, kollë dhe hundët me erë të keqe.
“Unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar njerëzit e tjerë,” tha ajo.
Modelja shtoi “Qëndroni të sigurt të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”.