Këngëtarja e njohur Demi Lovato, e cila muajt e fundit ka pasur problem me alkoolin dhe drogën dhe tentoi të vriste veten, ka reaguar pas një shkrimi të një reviste, që e konsideronte të shëndoshë.


Sipas saj, njerëzit janë më shumë se një numër në peshore.

“Unë jam më shumë se pesha ime.  Shumë njerëz sot e mbështesin peshen e tyre ideale tek ato cfarë thonë të tjerët mbi mënyrën sesi duhet të dukesh.

Reklamë

Dhe shkrime të tilla kontribuojnë në këtë lloj të menduari toksike.

Nëse po e lexoni këtë ju them, mos i dëgjoni fjalët negative për kulturën dietike.

Ju jeni më shumë sesa një numër në peshore, dhe unë më shumë sesa një titull reviste mbi formën e trupit tim”, shkruan ajo.

Reklamë