Industria e muzikës në ShBA në “Blackout”, sikundër përgjigje pas vdekjes së George Floyd. Në rrjetet sociale janë shpërndarë mesazhe në solidaritet me komunitetin afro-amerikan në ShBA dhe artistët kanë bllokuar krijimtarinë e tyre për një ditë.
Industria e muzikësnë ShBA i është bashkuar protestave pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd. Disa nga shtëpitë diskografike të cilat iu bashkuan lëvizjes janë Warner, Universal dhe Dirty Hit. Figura të tjera të industrisë së muzikës bllokuan akauntet e tyre në mediat sociale të martën, në solidaritet me komunitetin afro-amerikannë ShBA.
Mesazhet e ndara nga përfaqësuesit e industrive muzikore janë një hap “urgjent i veprimit për të nxitur përgjegjshmëri dhe ndryshim”.
“Si roje të kulturës, është përgjegjësia jonë që të bashkohemi jo vetëm gjatë fitoreve, por edhe të mbajmë njëri tjetrin gjatë humbjes. Bashkohuni me neve më 2 qershor si ditë për tu shkëputur nga puna dhe për t’u bashkuar me komunitetin,” thuhet në mesazhin e përbashkët të shtëpive diskografike.
Protestës ju bashkua edhe këngëtarja e famshme, Rihanna e cila shkroi në Instagram se ndjehej e zemëruar nga vdekja e Floyd.
“Tëshoh njerëzit e mi duke u vrarë ditë pas dite, më copëton zemrën”, shkroi ajo. Ndërkohë, Beyonce, në një video po në Instagram ku u bëri thirrje fansave të saj të nënshkruanin një peticion duke kërkuar drejtësi për George Floyd.
“Ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë të vrasjes së tij. Jemi të copëtuar, të neveritur. Nuk mund ta bëjmë si diçka normale këtë dhimbje”, tha këngëtarja.
Yje të tjerë të pop-it, përfshirë Ariana Grande, J Cole, Tinashe, Nick Cannon, Yungblud, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, u bashkuan me protestuesit në të gjithë SHBA gjatë fundjavës.