Inspektorja e ‘La Casa de Papel’ e infektuar me Coronavirus
Reporteri ·4 min lexim
Shpërndarja e koronavirusit po vazhdon dhe po i prek shumë fytyra publike të cilët po i inkurajojnë njerëzit që t’i binden izolimit parandalues që mund të ulë infektimin e popujve dhe iniciativave tjera për të ndihmuar në këto kohë krize.
Aktorja Itziar Ituno, e njohur për rolin e Inspektores Raquel Murillo në serialin shumë të shikuar spanjoll, ‘La Casa de Papel’, ka qenë ndër rastet e fundit të konfirmuar me koronavirus, e cila e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale.
Ajo e ka përshkruar situatën me një mesazh pozitiv por gjithashtu ka paralajmëruar për rreziqet e kësaj pandemie që mund të na kapë të gjithëve.
Reklamë
“Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma – temperaturë dhe kollë të thatë – dhe sot kam pranuar informacionin nga testi epidemiologjik që kam bërë. Është koronavirus’, ka lajmëruar ajo.
Ituno gjithashtu ka dashur të sqarojë se si e ka gjendjen dhe të ngrejë vetëdijesimin tek fansat e saj.
“Rasti im është i butë dhe jam mirë po është shumë shumë ngjitës dhe shumë i rrezikshëm për njerëzit që kanë shëndet të dobët. Kjo nuk është asgjë, kini kujdes, mos e merrni me lehtësi, shumë kanë humbur jetën dhe shumë jetë tjera janë në rrezik dhe ne ende nuk e dimë se deri kur do të zgjasë kjo. Është koha e solidaritetit dhe zemërgjerësisë! Të qëndroni në shtëpi dhe të mbroni të tjerët. Tani i kam 15 ditë në vetizolim dhe do të shohim më tej”, ka shkruar ajo në postimin në Instagram.
Përndryshe, sezoni i katërt i La Casa De Papel do të dalë më 4 prill në Netflix, ku ndoshta do ta presim nga karantina për ta shikuar që në ditën e parë të lansimit.
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies