×
  • Show Time
  • Show Time

    Jericho sjell në këngë poezinë e Dritëro Agollit, “Ëndërr e prerë”

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 12:20

    Rock bendi Jericho sjell këngën e re para fansave të tyre dhe publikut të gjerë.


    “Ëndërr e prerë”, titullohet kënga më e re e rock bendit Jericho, gjersa vargjet e saj janë nga poezia e Dritëro Agollit.

    Pjesë e klipit të  këngës është edhe aktori prizrenas, Xhevdet Doda, i cili me paraqitjen fantastike i dha kuptim projektit muzikor.

    Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.

    Përveç instrumenteve standarde të rockut, ata përdorin edhe instrumente orientale të muzikës tradicionale shqiptare, si tupani, kavalli dhe zurna.

    Muzikën e këngës e ka bërë vetë frontmeni Petrit Çarkaxhiu gjersa orkestrimin Trimor Dhomi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!