Tuna, një nga këngëtarët më të njohura shqiptare, ka publikuar një javë më parë albumin e saj më të ri “Fortuna”.
Të shtatë këngët, të cilat janë vizualizuar edhe me klip gjenden të gjitha të disponueshme në YouTube.
Për vetëm një javë, të gjitha këngët e “Fortunës” kanë kapur shifrën e 10 milionë klikimeve në YouTube, dhe për këtë gjë këngëtarja është tepër e lumtur.
Në këto këngë kanë punuar artistët e mirënjohur dhe njëherësh bashkëpunëtorët e vjetër të Tunës: Armend Regjepagiqi, Aida Baraku dhe Darko Dimitrov.
Yll Limani është gjithashtu një tjetër emër që është pjesë e këtij albumi të veçantë, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares
Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi të shifrave në kanalin YouTube, duke i falënderuar fansat pafund për mbështetjen.