Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, është një nga këngëtaret shqiptare që së fundmi ka bëre bujë në karrierën muzikore.

Fifi sot feston ditëlindjen e 25-të.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, ku shkruan datën e lindjes dhe ndan me publikun këtë datë të veçantë.

Reklamë

Kujtojmë se njëra ndër këngët më të pëlqyera të saj kohët e fundit ka qenë “Psikopatja Jote”, në bashkëpunim me reperin Mc Kresha, këngë kjo që për pak kohë mori shumë klikime në të gjitha kanalet e publikuara.

Ndërkaq, Fifi së fundmi është ndarë nga menaxhmenti i vjetër për të vazhduar si artiste e pavarur, të paktën tani për tani.