Këngëtari kosovar, Dren Abazi ka rrëfyer pranë publikut detaje nga karriera e tij, por dhe jeta private.
I pyetur se si ka mundësi që është ende ‘single’, kur sillet shumë mirë me femrat, Abazi është përgjigjur: “Ti nuk i di të gjitha”.
Më tej ai ka pohuar se është beqar dhe shumë mirë për këtë fakt. Përpos këtij momenti, Dreni nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është ndjerë ndonjëherë i refuzuar nga femrat.
“Pse jo, më kanë lënë”, ka deklaruar ai, duke lënë kështu të kuptohet se kjo gjë i ka ndodhur pavarësisht pamjes së tij mjaft tërheqëse, raporton tch.
Kujtojmë se Dreni zgjedh të jetë pranë publikut me projekt muzikore vetëm atëherë kur këngëtari e konsideron se një material duhet të dale, duke u përpjekur për mos të qenë i përsëritshëm, siç ka pohuar dhe më parë vetë ai.