Ajo udhëtoj drejt Madrid për të mbështetur të dashurin e saj, futbollistin Chamberlain dhe ekipin i tij Liverpool i cili mbrëmë u shpall fitues në finalen e Ligës së Kampionëve.
Anëtarja e grupit, Little Mix, Perrie Edwards, nuk mund ta fshehte gëzimin e saj ndërsa vrapoj për në fushë në Wanda Metropolitano të Madrid për të festuar me Alex Oxlade-Chamberlain kur Liverpooli mundi Spurs 2-0 të shtunën në mbrëmje.
Këngëtarja e hitit ‘The Black Magic’ festoi me mesfushorin e Liverpulit – pavarësisht se ai mbrëmë nuk luajti për shkak të lëndimit.
25 vjeçarja dhe i dashuri i saj nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit duke i dhënë një përqafim dhe duke pozuar pranë trofeut.